Franca heq kufizimet në vaksinim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca hapi të hënën vaksinimin kundër koronavirusit për të gjithë të rriturit.

Deri më tash, përparësi në vaksinim kanë pasur personat mbi 50 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët me profesione më të ekspozuara ndaj virusit.

Në total, 25.4 milionë njerëz në Francë e kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës, që do të thotë rreth 38 për qind e popullatës.

“Jam plotësisht i bindur se do të shohim shumë njerëz që vaksinohen”, tha të hënën Alain Fischer, imunologu që kryeson bordin këshillimor të Qeverisë franceze për vaksinimin.Qeveria shpreson që 76.7 milionë vaksinat që pritet t’i sigurojë në qershor, do ta ndihmojnë atë për të përmbushur kërkesat.

Vaksinat AstraZeneca dhe Johnson&Johnson janë në dispozicion vetëm për personat mbi 55 vjeç, pasi një numër i vogël njerëzish, që janë vaksinuar me këto vaksina, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Franca përdor edhe vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Share This Article