Franca mbështet Malin e Zi, Macron: Është anëtari i parë i ardhshëm i BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i premtoi kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian.

Në këtë takim është diskutuar edhe për një dokumenti strategjik, i cili do të jetë baza për partneritetin mes dy shteteve.

Franca i ka ofruar Malit të Zi ndihmë me ekspertë në procesin e integrimit evropian. Investimet franceze përfshijnë mbrojtjen, shëndetësinë, ndërtimin e autostradave dhe hekurudhave në Malin e Zi.

Spajiç i shprehu presidentit Macron dëshirën për organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian këtë vit në Malin e  Zi.

“Macron tha se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i radhës në Bashkimin Evropian. Së pari ne do të punojmë në fushën e mbrojtjes, më pas ministrat e Shëndetësisë do të takohen në Paris për të punuar në pjesën e projekteve shëndetësore. Është edhe në kontekstin e infrastrukturës, zhvillimit të autostradave dhe hekurudhave, sikurse edhe ekologjinë. Presim zhvillime pozitive në marrëdhëniet bilaterale”, tha ai për radiotelevizionin e Malit të Zi, derisa takimin me Macron e ka përshkruar si fenomenal.

Share This Article