ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 45 minutes ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 49 minutes ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 53 minutes ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 57 minutes ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Franca merr kryesimin e BE-së, diplomatët optimistë për nisjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

albnews by albnews
1 January, 2022
in Albania, Maqedonia
0
Franca merr kryesimin e BE-së, diplomatët optimistë për nisjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Franca, nga 1 janari, ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. Një varg prioritetesh ka caktuar Franca si tema, me të cilat do të merret në gjysmën e parë të këtij viti para se t’ia dorëzojë Çekisë kryesimin e radhës për pjesën e dytë.

Pos temave që kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë strategjike të BE-së, rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, reformën e zonës së Shengenit, zbatimin e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit, energjinë e tema tjera, Franca ka paralajmëruar se një kujdes të veçantë do t’ia kushtojë edhe Ballkanit Perëndimor.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Gjatë Presidencës franceze të BE-së pritet edhe një konferencë kushtuar Ballkanit Perëndimor. Këtë e kishte paralajmëruar kohë më parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Burime diplomatike në BE kanë thënë se kjo konferencë nuk do të jetë ndonjë samit klasik BE-Ballkan, sepse një i tillë do të zhvillohet gjatë presidencës Çeke të BE-së në pjesën e dytë të vitit, por më shumë një “konferencë ku do të diskutohet disa problem specifike të rajonit”.

Ndër “problemet specifike” sipas diplomatëve, konsiderohen më së shumti kriza aktuale politike në Bosnje e Hercegovinë dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat po zhvillohet dialogu në Bruksel i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë Presidencës franceze të BE-së, sipas një diplomati të BE-së, pritet angazhim edhe për të zhbllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nisja e këtyre negociatave ka mbetur peng i bllokimit ndaj Maqedonisë së Veriut që bën Bullgaria në Këshillin e BE-së dhe si pasojë disa shtete nuk duan që negociatat të nisin vetëm me Shqipërinë.

Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të Qeverisë së re në Bullgari, diplomatët në BE janë optimistë se gjatë presidencës franceze do të mund të niseshin këto negociata, raporton REL

Diplomatët në BE nuk dinë se sa do të jetë Franca e përkushtuar për të avancuar përpara një çështje tjetër të rëndësishme, e ajo është liberalizimi i vizave për Kosovën. Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm i rajonit, për të cilin nuk ka liberalizim vizash.

Ka qenë pikërisht Franca ajo e cila deri më tash më së shumti e ka kundërshtuar vendimin në Këshill për liberalizimin e vizave shkruan REL në shkrimin me titull: “Ballkani Perëndimor, në fokus të BE-së gjatë kryesimit të Francës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result