Franca nuk fiton sërish, Kroacia fiton me Danimarkën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi 1 i Ligës së Kombeve A, ka zhvilluar ndeshjet e javës së tretë, ku as sot nuk munguan rezultatet befasuese.

Franca vazhdon të jetë pa fitore edhe pas tri ndeshjeve, duke marr dy barazime dhe një humbje.

Sot Gjelat ishin miq të Austrisë, duke barazuar 1-1 pas 90 minutash lojë.

Andreas Weimann i Austrisë shënoi në pjesën e parë për 1-0.

Franca nuk bëri më shumë se sa një barazim që erdhi pas golit të vonë të Kylian Mbappe (1-1).

Në këtë grup janë edhe Danimarka dhe Kroacia, ku luajtën mes tyre dhe fitore shënuan kroatët me rezultat 1-0 si miq.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mario Pasalic në pjesën e dytë.

Danimarka është lider me 6 pikë, Austria dhe Kroacia kanë nga 4 pikë, ndërsa Franca me 2 pikë është e fundit.

Share This Article