Franca po përballet me një sfidë të madhe/ Lindshmëria në nivelin më të ulët. Macron harton planin, ja çfarë parashikohet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca po përballet me një sfidë të madhe. Sipas qeverisë franceze niveli i lindjeve ka qenë në rënie prej më shumë se një dekade teksa në vitin 2023 ka pasur rënie prej 7% krahasuar me vitin paraprak.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar për një plan të ri duke përfshirë testimin për fertilitet për personat deri në moshën 25 vjeç. Në retorikën e përhershme politike të francezëve, niveli i lindjeve në vend ka qenë temë e prekur pasi ata e shohin si një faktor shumë të rëndësishëm që Franca të konkurrojë ndërkombëtarisht, shkruan The Guardian.

Megjithatë, ky plan nuk ka hasur në pëlqimin e të gjithëve pasi shumë njerëz po e shohin me skepticizëm pasi e konsiderojnë si një ndërhyrje në jetën intime dhe zgjedhjet personale. Kjo pasi edhe vetë Macron ende nuk është bërë baba.

Numri i të rinjve që planifikojnë të kenë fëmijë në moshën 25-vjeçare është jashtëzakonisht i ulët në Francë teksa mosha mesatare në të cilën gratë franceze lindin është 31 vjeç.

Shkalla aktuale e lindjeve në Francë është 1 fëmijë për një grua, por një vështrim i afërt i sondazheve mbi aspiratat e njerëzve po zbulon se shumica dërrmuese mendojnë se konfigurimi ideal i familjes është të kesh dy fëmijë dhe shumë njerëz do të preferonin të kishin tre fëmijë. Sipas qytetarëve nuk ka prova se rënia e lindjeve është për shkak të fertilitetit dhe se kjo varet nga preferencat.

Share This Article