Franca raporton sot 24 vdekje të reja nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca ka regjistruar 24 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, sipas agjencisë së shëndetit publik Santé Publique France. Kjo e çon numrin e vdekjeve totale të vendit nga virusi në 29.398.

Ka pasur 156.813 raste të konfirmuara me Covid-19 në Francë, pati një rritje prej 526 infeksionesh në 24 orët e fundit. Ndërkohë ka 10,909 pacientë në spital dhe 871 në ICU. Këto shifra vijnë pas një proteste anti-racizëm që u mbajt të shtunën në Paris. Policia në Paris tha se pati 26 arrestime në total gjatë protestës. France 24 / bota.al

Share This Article