Franca regjistron numrin rekord me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca regjistroi numrin e saj më të madh ditor rekord të rasteve të reja me koronavirus, thënë ndryshe 104 611 raste të reja në 24 orët e fundit.

Incidenca shtatëditore në mbarë vendin ishte pak më pak se 647 infeksione të reja për 100000 banorë.

Duke pasur parasysh rritjen drastike të numrave, qeveria franceze ka shtrënguar rregullat e aksesit për vende të caktuara, duke përfshirë restorantet dhe institucionet kulturore.

Aktualisht, duhet prova se jeni vaksinuar, jeni shëruar së fundmi nga koronavirusi ose të tregoni një rezultat negativ të testit për të hyrë në shumicën e vendeve.

Së shpejti vetëm një test negativ nuk do të jetë më i mjaftueshëm.

Qeveria planifikon të prezantojë një ligj në një sesion të posaçëm nesër, që do të miratohet në mes të janarit.

Share This Article