Franca rivendos gjendjen e urgjencës shëndetësore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria franceze rivendosi me dekret gjendjen e urgjencës shëndetësore, duke filluar nga e shtuna, më 17 tetor në mesnatë, në të gjithë territorin kombëtar, për shkak të përkeqësimit të epidemisë COVID-19.

“Përkeqësimi i epidemisë, i përshkruar si një katastrofë shëndetësore, justifikon deklarimn e gjendjes së urgjencës shëndetësore, në mënyrë që të mund të ndërmerren masa në mënyrë rigoroze proporcionalisht me rreziqet shëndetësore të ndodhura”, deklaroi në një raport Këshilli i Ministrave.

Njoftim vjen pak para një fjalimi në orën 20:00 të mbrëmjes nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili, sipas zëdhënësit të tij, duhet të shpallë shtetrrethime në disa qytete të mëdha të Francës, ku po përparon epidemia.

Gjendja e urgjencës shëndetësore, e cila u hoq më 10 korrik, ofron një kornizë ligjore për kontrollimin e disa kufizimeve, duke përfshirë edhe izolimin.

Epidemia ka vrarë më shumë se 32 000 persona në Francë.

Share This Article