Franca shënon rekord te rasteve me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, u tha deputetëve të mërkurën se Franca po përballet me një “cunami” të infeksioneve me Covid-19, me 208.000 raste të raportuara në 24 orët e fundit.

Franca ka shënuar vazhdimisht rekorde të rasteve në ditët e fundit. Shifra e të martës me rreth 180.000 raste ishte tashmë më e larta për një shtet evropian, sipas të dhënave në faqen Covidtracker.fr.

“Kjo nënkupton se 24 orë në ditë, ditë e natë, për çdo sekondë në vendin tonë, dy francezë diagnostikohen pozitivë. Kurrë nuk kemi përjetuar situatë të tillë”, tha ministri Veran.

Sipas të dhënave të agjencisë “Reuters” të mërkurën, infeksionet globale të koronavirusit kanë arritur në nivele rekorde në shtatë ditët e fundit, pasi varianti Omicron po përhapet shpejt, duke mbajtur shumë punëtorë në shtëpi e duke i stërmbushur qendrat e testimit.

Veran tha se gjendja në spitalet franceze ishte që më herët shqetësuese për shkak të variantit Delta, ndërsa ndikimi i variantit Omicron ende pritet, diçka që, sipas ministrit, pritet të ndodhë.

Share This Article