Franca u ndalon agjërimin lojtarëve myslimanë në ekipet kombëtare!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk është një rregull i shkruar por një direktivë e qartë. Franca vendos të ndalojë të grumbulluarit me kombëtaren e futbollit, qoftë atë A apo të moshave që të mbajnë Ramazan.

Agjërimi i myslimanëve nuk tolerohet në kombëtaret franceze, me vendim të Federatës që ju imponon futbollistëve një shtyrje të praktikës fetare për momente të tjera të sezonit, sic këshillon edhe ndonjë imam i caktuar. Një zgjedhje që sipas të përditshmes L’Equipe gjeneron skepticizëm madje dhe te lojtarët e besimit islam.

Pozicionimi i krerëve të Federatës vjen edhe për shkak të krizës që shpërtheu një vit më parë, kur disa lojtarë të kombëtares U-21 kërcënuan me grevë nëse do tu ndalohej të praktikonin agjërimin e Ramazanit gjatë grumbullimit. Më pas ndërhyri presidenti Philippe Diallo, duke vënë një rregull të përbashkët për të gjithë.

Për këtë arsye në muajt e fundit, drejtuesit kanë përgatitur terrenin, duk e vendosur që që nga përfaqësuesja U-16 e deri te kombëtarja nënkampione e botës, “cdo praktikë fetare mund të cojë te ndryshime të organizmit kolektiv”. Në praktikë, në respekt të principit të laicitetit, nuk do të ndryshohen oraret e stërvitjeve, vakteve të ushqimit, apo ndeshjeve për të respektuar praktikat fetare.

Share This Article