Franca vendos bllokimin e tretë kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca është futur në bllokimin e tretë kombëtar, derisa koronavirusi ka “kërcënuar” të mbingarkojë spitalet e vendit. Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-primare do mbyllen për katër javë dhe një shtetrrethim do vendoset nga ora 19:00 deri në 06:00.

Numri i pacientëve me gjendje të rëndë me COVID-19 të premten shkoi në 145, duke u cilësuar si kërcënimi më i madh në pesë muajt e fundit, raporton BBC.

Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar më tepër shtretër spitalorë për pacientët e infektuar, derisa janë regjistruar së fundmi 304 vdekje dhe 46.677 të infektuar.

Share This Article