Francë, Charlie Hebdo riboton karikaturën nxitëse

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Revista satirike franceze riboton karikaturat e kontestueshme të profetit Muhamed përpara fillimit të procesit gjyqësor

Revista franceze “Charlie Hebdo” ribotoi sot disa karikatura ku fyhet profeti Muhamed një ditë para se të fillonte procesi gjyqësor për sulmet terroriste të janarit të vitit 2015 në kryeqytetin Paris, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kopertinë gjithashtu shfaqen karikaturat e diskutueshme ku shfaqet profeti Muhamed, të botuara për herë të parë nga e përditshmja daneze Jyllands-Posten në vitin 2005 dhe të ribotuara nga Charlie Hebdo në vitin 2006.

“E gjithë kjo, vetëm për atë”, tha titulli i faqes së parë të javores franceze.

Revista pohon se është e rëndësishme të botoheshin karikaturat para se të fillonte gjyqi.

Të dyshuarit për sulmet terroriste në Paris në vitin 2015, kur një seri sulmesh me armë dhe bomba tronditën Francën dhe botën, do të gjykohen duke filluar nga nesër.

Më 7 janar 2015, dy persona të armatosur bastisën zyrat e revistën Charlie Hebdo në Paris, duke vrarë 12 punonjës dhe mysafirë, si dhe një polic jashtë zyrës.

Më 9 janar, një person i armatosur mori disa njerëz peng në një supermarket në lindje të Parisit, duke vrarë 4 prej tyre.

Gjithsej 14 të pandehur do të dalin në gjyq dhe nëse shpallen fajtorë, ata do të përballen me dënime nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Share This Article