Qeveria franceze pret që kriza ekonomike të shkurtojë 800 000 vende pune, tha sot ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.
“Vlerësimi ynë është që do të kemi, deri në muajin tjetër, eliminimin e 800 000 vendeve pune, domethënë 2,8% të punësimit total”, tha ai në një seance dëgjimore para Komisionit të Financave të Asamblesë Kombëtare.
Bruno Le Maire detajoi para deputetëve projektligjin e tretë për ndryshimin e financave, i cili parashikon veçanërisht një recesion prej 11% këtë vit.
Ndër këto masa, ai përmendi veçanërisht skemën e papunësisë së pjesshme, mbështetjen e planifikuar për edukimin dhe uljen e mundshme të kostove për bizneset.