Francë, kthimi në shkollë mbi baza vullnetare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kthimi në shkollë në Francë do të bëhet mbi bazën e punës vullnetare të prindërve dhe vënia e maskës me siguri do të imponohet në transport, njoftoi të enjten presidenca franceze e cila po përgatit strategjinë e daljes nga kufizimi, i planifikuar nga 11 maji.

“Gjithashtu, nuk do të ketë një heqje rajonale e kufizimit, por strategjitë do të përshtaten sipas territoreve”, njoftoi Elysee, pas takimit të presidentit Emmanuel Macron me deputetët.

“Përparësi padyshim do t’u jepet më të vegjëlve, atyre që nuk janë të pavarur, si edhe fëmijëve më në vështirësi, por në çdo rast në bazë të punës vullnetare të prindërve, pa detyrimin e kthimit në shkollë”, theksoi presidenca.

Sipas Presidencës, përsa i përket transportin publik, me siguri do të jetë e nevojshme vënia e maskave.

Emmanuel Macron kështu inkurajoi kryetarët e bashkive që të blinin maska ​​maska ​​për publikun e gjerë, por nisur nga një logjikë rekomandimi, pa detyrim.

Share This Article