Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit
Në kuadër të lehtësimit të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Francë lejohet sërish hapja e vendeve të adhurimit për adhurim masiv, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme rikujtohet se Këshilli i Shteti ka vendosur heqjen e ndalesës për tubimin në vendet e adhurimit.
Në deklaratën e cila njofton se vendet e adhurimit janë lejuar të hapen sërish për adhurimin masiv, thuhet se ky vendim do të hyjë në fuqi me një dekret që do të publikohet në orët e ardhshme.
“Në vendet e adhurimit duhet të tregohet kujdes për distancimin social dhe rregullat e higjienës dhe është e detyrueshme vendosja e maskës dhe pastrimi i duarve me dezinfektues në hyrje”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vendet e adhurimit që nuk zbatojnë këto rregulla mund të mbyllen me vendim të prefekturave.
Sipas këtij vendimi nesër nëpër xhami mund të falet namazi i Fitër Bajramit.
Në një deklaratë nga Këshilli Islam i Francës (CFCM) që është institucioni çati e muslimanëve në Francë, nga muslimanët u kërkua që namazin e Bajramit ta falin nëpër shtëpitë e tyre me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë Këshilli i Shtetit ka dhënë vendimin e tij se ndalesa e qeverisë më 18 maj për tubimet në vendet e adhurimit për shkak të pandemisë duhet të hiqet me arsyetimin se kjo ndalesë “shkel seriozisht dhe në mënyrë të paligjshme” lirinë e adhurimit.