Francë, mijëra udhëtarë e kalojnë natën në trenat e shpejtësisë së lartë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtarët në median sociale kanë shpjeguar se janë përballur me mungesën e ujit, ushqimeve, ajrit të pastër si dhe me vështirësitë e qëndrimit për 20 orë me maskë

Mijëra udhëtarë në Francë janë detyruar ta kalojnë natën në trenat e shpejtësisë së lartë për shkak të një defekti elektrik.

Mësohet se mijëra udhëtarë në 4 trenat e shpejtë që lidhin qytetin Bordeaux në jugperëndim të Francës, e kanë kaluar natën në trenat që mbetën pa lëvizur në shina për shkak të një defekti elektrik.

Udhëtarët në median sociale kanë shpjeguar se janë përballur me mungesën e ujit, ushqimeve, ajrit të pastër si dhe me vështirësitë e qëndrimit për 20 orë me maskë.

Ministri i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari tha se për shkak të problemit të shkaktuar nga një defekt në kabllot elektrike në rrugën hekurudhore prej 60 kilometrash, Administrata kombëtare e hekurudhave (SNCF) do të paguajë një dëmshpërblim sa trefishin e biletës për të gjithë udhëtarët.

Pas disa orësh udhëtarët e bllokuar janë evakuuar gjatë natës dhe në mëngjes duke u transportuar në pikat e nisjes dhe më pas janë dërguar në pikën e arritjes me autobusë dhe trena të tjerë.

Lidhur me çështjen SNCF njoftoi se “përfshirë defektin e madh elektrik” ka patur probleme në më shumë se disa destinacione për të cilët nevojiten punime gjithëpërfshirëse rikuperuese dhe se rikthimi në normalitet nuk pritet deri më 1 shtator.

Share This Article