Francë/ Përplasen dy makina, humbin jetën në vend dy shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e 14 korrikut, në komunën e Filliere, në Francë ku viktimë mbetën dy shqiptarë.

Dy makinat u përplasën me njëra-tjetrën, çka rezultoi fatale për drejtuesin dhe pasagjerin e njërit prej mjeteve.

Hetuesit mendojnë se humbja e kontrollit të njërit prej automjeteve ka bërë që ai të dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me makinë  që po vinte përballë.

Dy viktimat, meshkuj të moshës 34 dhe 43 vjeç me origjinë shqiptare mbetën të vdekur në vend.

Në makinën tjetër, u plagos lehtë një 33 vjeçare, bashkë me dy fëmijët e saj që janë aktualist jashtë rrezikut për jetën, shkruan media e huaj.

E rëndë në Francë/ Përplasen dy makina, humbin
Share This Article