FRANCË – Rikthehet detyrimi për përdorimin e maskave antiCovid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përballë një përkeqësimi brutal të situatës shëndetësore të lidhur me koronavirusin, përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në Bordo’, një nga qytete kryesore franceze dhe në disa zona turistike të rajoni përreth Zhirond.

Një masë që tani shqetëson vendpushime të shumta turistike në bregdetin e Atlantikut, nga Sable’-d’Olon deri në kufirin spanjoll.

Vendime të ngjashme janë marrë tashmë nga prefekturat e Vendesë, Sharent-Maritim, Landes dhe Pirene’-Atlantik.

Në Zhirond, detyrimit për të mbajtur një maskë i shtohet edhe ndalimi i konsumimit të  alkoolit në rrugë.

Rregullat e reja antiCovid-19 do të jetë në në fuqi nga 28 korriku deri më 31 gusht, në qytete turistike si Lakano’, Cap-Ferret dhe Arkashon.

Situata përkeqësohet gjithashtu në Antilet franceze me nivele të larta të incidencës.

Prefekti i Sen Martin dhe Sen Bartelem, dy xhevahirë turizmi në zonë, ka dekretuar kthimin e urgjencës shëndetësore dhe njoftoi mbylljen e diskotekave deri më 30 shtator.

Share This Article