ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian 6 hours ago
Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet 6 hours ago
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve 6 hours ago
Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria 6 hours ago
Euroskeptiku betohet si kryeministër i Republikës Çeke 6 hours ago
Next
Prev
Home Sports

Francesco Totti krijon kompani në emër të djalit për të përfituar fondet europiane

albnews by albnews
17 November, 2025
in Sports
0
Francesco Totti krijon kompani në emër të djalit për të përfituar fondet europiane
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasioni i Francesco Totti për padel ishte i dukshëm, por që ishte kthyer në biznes, jo edhe aq.

Vetëm një muaj më parë, ai dhe Luca Toni po sfidonin legjendat e futbollit në New York. Por lajmi për ish-kapitenin e Romës është se ai dhe i biri, Cristian, kanë krijuar një kompani.

RelatedPosts

Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën” 

“The Rest is Football”/ Erling Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Vjen i pari dhe ikën i fundit!

Milani spektakolar, rikthehet në krye të Serie A

Kjo lëvizje i ka mundësuar aksesin ndaj fondeve të Invitalia që janë të dedikuara për sipërmarrjet e të rinjve. Para publike me të cilat Totti, i cili ka një pasuri prej 50 milionë eurosh, po ndërton një qendër padeli me palestra e pishina në Via della Magliana, në periferinë jugore të Romës, shkruan “La Repubblica”.

Projekti i tij është ambicioz dhe përparon njësoj me jetën e tij personale: marrëveshjen e ndarjes të mbetur pezull me Ilary Biasi që tashmë i është bashkëngjitur apartamenti ku Totti jeton me Noemi Boçhi. Por në biznes duket se gjërat po shkojnë mirë pas një lëkundjeje fillestare.

Prania e dy partnerëve nën 35 vjeç është thelbësore. Falë tyre, kompania mundi të aplikonte për fondet “ON – Ndërmarrjet e reja me taksim zero” që mundësojnë financimin deri në 90% të shpenzimeve përmes granteve dhe kredive me zero interes që duhen shlyer brenda dhjetë viteve.

Aplikimi u miratua mes marsit e majit 2025, siç shprehet në deklaratën e fundit fiskale ku përfshihen faturat e shpenzimeve të para: sistemet elektrike, ndërtimi, noteria, inxhinieria, ngrohja, sinjalistika. Mes furnizuesve është Global Padel Court, një kompani e specializuar në ndërtimin e palestrave të padelit. Projekti do të zbatohet në Via della Magliana 370, në zyrat qendrore të familjes Zaffarani.

Ka një harmoni të fortë mes Tz Service dhe Ten Padel. Të njëjtat zyra, të njëjtat familje, të njëjtat qëllime për kompanitë. Edhe mbledhjet zhvillohen në të njëjtat ditë. Më 27 mars, në orën 2 të drekës, në Via della Magliana 370 u miratua deklarata fiskale e Tz Service. Një orë më vonë, u miratua edhe ajo e Ten Padel, e cila, pavarësisht moshës së re të administratorëve, mund të grumbullojë asete me vlerë 577 mijë euro.

Kur miratimi i incentivave të Invitalia mbërriti më 31 maj, Ten Padel miraton sërish deklaratën fiskale. Dokumentet përcaktojnë afatin e ndërtimit për kompleksin e padelit të financuar nga fondet europiane: “Puna pritet të përfundojë gjatë 2025, me inagurimin dhe nisjen e veprimtarisë në gjysmën e dytë të vitit.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian

Kapitali korroziv i arabëve në Ballkan po gërryen efektin e Bashkimit Europian

11 December, 2025
Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet

Shqipëria në vendin e 147-të në botë për lindjet, edhe Ballkani po zbrazet

11 December, 2025
Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve

Kapitali i huaj “vërshon” në Shqipëri – Pasuritë e paluajtshme përthithin 31% të investimeve

11 December, 2025
Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

Abuzimi me fondet IPARD, BE kërkon 33.5 milion euro mbrapsht nga Shqipëria

11 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result