Francezët sot zgjedhin presidentin e ri: Macron dhe Le Pen favoritët kryesor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Francezët sot dalin në zgjedhje presidenciale, që do të mund të ishin një lloj kthese për këtë shtet evropian.

Sipas anketave, “lufta e ashpër” do të zhvillohet mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen e Jean-Luc Melenchon, transmeton Telegrafi.

49 milionë qytetarë francezë kanë të drejtë vote, ku dy nga 12 kandidatët do të duhej të shkonin në raundin e dytë, në rast se asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind të votave në raundin e dytë.

Siç raporton BBC, Macron që kërkon një mandat tjetër – nuk ka kaluar edhe aq shumë kohë në fushatë zgjedhore, për faktin se është i fokusuar më shumë në luftën në Ukrainë.

Një temë ka dominuar në fushatën parazgjedhore, e bëhet fjalë për shpenzimet e mëdha për jetën e qytetarëve francezë.

Macron dhe Le Pen kanë qenë në “garë të ashpër” në zgjedhjet e fundit të vitit 2017. Asokohe 66.1 për qind e francezë i dhanë përkrahjen Macronit, derisa Le Pen mbeti me 33.9 për qind.

Share This Article