Francezëve iu shpërndahen manuale për mbijetesë nga sulmet bërthamore, Macron: Të jemi gati

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat franceze raportojnë se qeveria po mendon të shpërndajë manuale mbijetese për çdo familje në vend me udhëzime sesi duhet të reagojnë për një konflikt të mundshëm të armatosur, përfshirë këtu dhe sulmet bërthamore.

Nisma pritet të kalojë shumë shpejt në qeveri dhe nëse miratohet broshura prej 20 faqesh do t’u dërgohet familjeve para verës.

Manuali ndahet në tre pjesë të cila përfshijnë këshilla se si qytetarët të mbrojnë veten dhe familjarët nëse një kërcënim bëhet i pashmangshëm, me një listë numrash emergjence, kanale radio dhe një kujtesë për të mbyllur dyert dhe dritaret nëse kërcënimi është bërthamor.

Ai sugjeron përgatitjen e “kompleteve të mbijetesës” që duhet të përmbajnë të paktën gjashtë litra ujë, ushqim, bateri dhe një elektrik dore, si dhe furnizime bazë mjekësore duke përfshirë paracetamol, dhe kompresa.

“Qëllimi i këtij dokumenti është të sigurojë qëndrueshmërinë e popullatës ndaj të gjitha llojeve të krizave, qofshin ato natyrore, teknologjike, kibernetike apo të lidhura me sigurinë”, tha një zëdhënës i Kryeministrisë.

Raporti vjen pasi Emmanuel Macron tha se Franca do të përshpejtojë dhe rrisë porositë për avionët luftarakë Rafale, duke forcuar forcën ajrore të vendit për t’u përgatitur nëse dëshiron të shmangë luftën.

Në fillim të këtij muaji, Macron i bëri thirrje Francës dhe Evropës që të përgatiten për t’u përballur me kërcënimin rus dhe mundësinë e tërheqjes së Amerikës nga kontinenti. 

Share This Article