• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kjo është qeveria e Grenellit

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Kjo është qeveria e Grenellit

by albnews
3 June, 2020
in Kosova
0
2
VIEWS

Gazeta konservatore gjermane shkruan në numrin e së enjtes se sipas një ankete qeveria Kurti në qeverisjen e saj të shkurtër kishte përkrahje rekorde nga qytetarët. Në rast të zgjedhjeve Vetëvendosje do të ishte dukshëm më e fuqishme në parlament se deri më tani. Qeveria e re me kryeministrin Avdullah Hoti pritet t’u shërbejë planeve të Grenellit, i cili dëshiron t’ia prezantojë sa më shpejt një marrëveshje “zotërisë në Washington”. Marrëveshjet e deritanishme që ka arritur Grenell për fluturimet dhe vijën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës kanë mbetur vetëm pikëpyetje.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ) ka botuar një shkrim lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re të Kosovës. Ajo njofton se kjo qeveri i detyrohet ekzistencës së saj falë një njeriu, i cili fare nuk ishte në garë për zgjedhje: Richard Grenellit, i cili deri së fundi ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe konsiderohet si njeri i besueshëm i Donald Trumpit. Vitin e kaluar Trump e emëroi Grenellin emisar të posaçëm për “negociatat paqësore” mes Serbisë dhe Kosovës. Detyrë e Grenellit me gjasë që në emër të shefit të tij të negociojë një “deal” të shpejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që Trump së paku në Ballkan, ku ndikimi amerikan është i madh sidomos në Kosovë, të korrë një sukses në politikën e jashtme.

Sipas FAZ ambasadori Grenell pak javë pas emërimit emisar prezantoi disa gjoja suksese si fillimin e lidhjes ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit, për herë të parë pas luftës së vitit 1999. E njëjta marrëveshje u arrit për hekurudhat. U tha se do të ketë edhe një lidhje të pandërprerë të autostradës Beograd-Prishtinë. Memorandumet e vagullta lidhur me këto çështje nga Trumpi dhe Grenelli u lavdëruan në Twitter sipas tabiatit të tyre, duke u quajtur suksese sensacionale, ndonëse pas tyre qëndronin shumë pikëpyetje. Ndërkohë nga këto marrëveshje kanë mbetur vetëm pikëpyetjet.

Në Kosovë Grenelli u përballë me kundërshtim. Kryeministri Albin Kurti u shpreh kundër planeve të Grenellit dhe sidomos kundër përpjekjes që ato plane t’u grahet me shpejtësi. Partia e Kurtit Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e tetorit 2019, por nuk fitoi shumicën e mandateve. Pas negociatave disajavore u arrit krijimi i një qeverie me forcën e dytë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurti u zgjodh para së gjithash për shkak se konsiderohet i pakorruptuar dhe sidomos për shkak se ngjalli besimin sidomos te elektorati i moshës së re se do të luftojë korrupsionin pa marrë parasysh reputacionin dhe pozitën e keqbërësve të mundshëm. Kurti vërtet e filloi këtë punë, shkruan FAZ, por atij i doli në rrugë Grenelli. Ai kërkoi që Kosova t’i heq tarifat ndëshkuese prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe, ndryshe nuk do të mund të realizoheshin marrëveshjet për fluturimet dhe për lidhjen me trena. Tarifat ishin miratuar më 2018 si reagim kundër Serbisë, e cila pengoi anëtarësimin e Kosovës në Unesco dhe Interpol. Kurti deklaroi se afrimi me Serbinë mund të ndodhë vetëm në baza të barabarta dhe kërkesave të Grenellit ia kundërvuri konceptin e “reciprocitetit”: Kosova do ta trajtojë Serbinë ashtu siç e trajton Serbia Kosovën.

Kurti e humbi luftën për pushtet me Grenellin. Kur Grenell e pa se Kurti ia zinte rrugën zbatimit të shpejtë të planeve të tij, ai nisi të ndikojë në rrëzimin e saj. Partneri i Kurtit në qeverisje, Lidhja Demokratike, u vu nën presion të madh. Me ndihmën e disa mediave në Kosovë u krijua përshtypja se Kurti po e dëmton dashamirësinë e fuqisë më të rëndësishme mbrojtëse të Kosovës. Kjo shkoi deri aty, saqë u tha se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel – një përfytyrim që i frikësoi shqiptarët e Kosovës. Në fund LDK e rrëzoi kryeministrin dhe e prishi koalicionin. Grenelli arriti qëllimin. Të mërkurën suksesi i tij u bë zyrtar: me shumicën më të ngushtë të mundshme (61 vota prej 120) parlamenti në Prishtinë zgjodhi qeverinë e cila gëzon bekimin e Grenellit. Kryeministër në të ardhmen do të jetë Avdullah Hoti nga LDK. Ai qe i shtyrë të lidhë një koalicion me një duzinë partish dhe përfaqësuesish të pakicave për të arritur mini-shumicën e tij. Hoti ka paralajmëruar se do t’i heq tarifat dhe barrierat e tjera tregtare bash ashtu siç kërkon Grenelli. Duke e ditur se politika e reciprocitetit është e popullarizuar te shumë kosovarë, Kurti në ditët e fundit në pushtet mori edhe vendime të tjera. Qeveria e tij dha urdhër që në letrat e transportit për mallra bujqësore dhe industriale, të cilat vijnë nga Serbia, në të ardhmen të shkruhet shprehimisht “Republika e Kosovës”. Nëse kryeministri i ri e heq ketë vendim, ai do të fitonte dashamirësinë e Grenellit, por jo të shumicës së elektoratit në Kosovë.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se për Kurtin e shmangur nga pushteti punon koha. Këtë e sinjalizon një anketë e UNDP-së e publikuar ditë më parë. Sipas anketës qeveria Kurti në qeverisjen e saj të shkurtër kishte përkrahje rekorde. Në rast të zgjedhjeve Vetëvendosje do të ishte dukshëm më e fuqishme në parlament se deri më tani.

Nga rrethi i kryeministrit hëpërhë të dështuar mund të dëgjohet se Grenelli tani do ta urdhërojë qeverinë e nënshtruar ndaj tij që mundësisht shpejt të negociojë një “pazar” me Serbinë, në mënyrë që t’i prezantojë diçka zotërisë në Washington. Një marrëveshje e tillë mund të përmbajë madje edhe bashkimin e veriut të Kosovës të banuar nga serbët me Serbinë. Dëshmi të qarta për këtë natyrisht nuk ka, dhe meqë në Serbi në qershor zgjidhet një parlament i ri, para këtyre zgjedhjeve nuk do të ndodhë shumëçka. “Nëse Kurti nuk bën tani gabime, ai herët apo vonë do të jetë sërish kryeministër. Koha punon për të”, thotë një diplomat në Prishtinë që i njeh rrethanat. Tani, shton ai, virtyti më i rëndësishëm është durimi, përfundon “Frankfurter Allgemeine Zeitung“.

Previous Post

Çfarë mësuam nga konferenca e sotme në Mbretërinë e Bashkuar?

Next Post

Lajçaku: Mezi pres të punoj me Hotin në dialogun me Serbinë

albnews

albnews

Related Posts

Osmani, në vizitë shtetërore në Zvicër/ Fokusi në forcimin e bashkëpunimit me Kosovën
Kosova

Osmani, në vizitë shtetërore në Zvicër/ Fokusi në forcimin e bashkëpunimit me Kosovën

21 May, 2025
Vijon ngërçi! As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës
Kosova

Vijon ngërçi! As përpjekja e 19-të nuk e zhbllokon Kuvendin e Kosovës

21 May, 2025
Peci: Jemi të hapur për koalicione, por jo për imponime nga opozita
Kosova

Peci: Jemi të hapur për koalicione, por jo për imponime nga opozita

21 May, 2025
Next Post
Gjermani Heusgen apo sllovaku Lajçak përfaqësues i BE-së në dialogun Prishtinë Beograd?

Lajçaku: Mezi pres të punoj me Hotin në dialogun me Serbinë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

FOTO/ “Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH-së

20 May, 2025
U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

U fut në det për të filmuar koralet, tufa e peshkaqenëve sulmon zhytësen në Australi, shpëton mrekullisht

20 May, 2025
Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

Sfida me Shqipërinë, Serbia publikon listën me futbollistët e përzgjedhur

20 May, 2025
VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

VIDEO/ Avioni kinez që sfidon Amerikën në qiell, lëshon breshëri dronësh kamikazë

20 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4722 shares
    Share 1889 Tweet 1181
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2400 shares
    Share 960 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1870 shares
    Share 748 Tweet 468
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM