Frankfurti dhe Barca luajnë baras, gjysmëfinalisti vendoset në Camp Nou

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Barcelona ka marrë një barazim (1-1) në fushën e Eintracht Frankfurtit në stadiumin ‘Deutsche Bank Park’ në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Të dyja skuadrat i patën rastet e tyre në fraksionin e parë të lojës, mirëpo pas 45 minutave, rrjetat heshtën.

Me të filluar gjysma e dytë, një top i pa pastruar mirë arriti në këmbët e Ansgar Knauff jashtë zonës dhe ai nuk mendoi dy herë duke dërguar një goditje që u ndal në rrjetën e portës së Marc-Andre ter Stegen.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 66-të kur pas kombinimeve me Frenkie de Jong, Ferran Torres i barazoi shifrat.

Rezultati i barabartë lë gjithçka të hapur, megjithëse Barcelona është favorit ndaj Eintracht Frankfurtit, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve në Camp Nou.

https://twitter.com/dav_stevenson/status/1512168557848797195
Share This Article