Frankfurti e do Taren për drejtor sportiv

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Igli Tare po shihet si kandidat potencial për rolin e drejtorit sportiv te Eintracht Frankfuri, ekip që bën gara në Bundesligë.

“Kicker” ka njoftuar të enjten se Tare po shihet si personi i duhur për ta zëvendësuar Fredi Bobiqin në postin e drejtorit sportiv.

Bobiq tashmë ka shkëputur kontratën me Eintrachtin dhe do t’i bashkohet Hertha Berlinit. Te Eintrachti kanë thënë se kanë disa opsione për postin e drejtorit sportiv dhe së shpejti do t’i nisin negociatat me kandidatët potencialë.

E njëri prej tyre është Tare, drejtori sportiv aktual i Lazios.

“Ne kemi punuar në qetësi sa i përket pasardhësit të Bobiqit dhe e kemi hulumtuar tregun. Tash, mund t’i mbajmë negociatat konkrete me kandidatët potencial për të zëvendësuar Bobiqin”, ka thënë Philip Holzer, kreu i bordit të Eintrachtit.

Tare prej vitit 2009 është drejtor sportiv te Lazio. Gjatë karrierës si futbollist, Tare ka luajtur edhe në Gjermani.

Share This Article