Fredi Beleri humb një tjetër betejë me drejtësinë! Gjykata e Lartë e lë në burg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fredi Beleri ka humbur betejën me një tjetër gjykatë shqiptare. Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën “arrest me burg”, ndaj kryebashkiakut të ri të Himarës të zgjedhur në zgjedhjet e 14 majit, por që vijon të jetë në burg për shkak të akuzës për korrupsion zgjedhor. 

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës kërkoi masë më të lehtë sigurie, por Gjykata e Lartë e rrëzoi këtë kërkesë të tij. Që do të thotë se do të vijojë që të qëndrojë në qeli, pa pasur mundësi për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, e për të marrë zyrtarisht detyrën në krye të Bashkisë.

Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore të 14 majit, u arrestua më 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.

Share This Article