Fredi Beleri mbeti në burg, Athina zyrtare reagon e revoltuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila la nën masën “arrest me burg”, kryebashkiakun e sapozgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

Sipas Ministrisë greke, zgjatja e paraburgimit për Belerin, ofendon sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.” thuhet në një reagim të shkurtër.

Kjo deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, vjen pas një takimi që ministrja e Jashtme e Shqipërisë zhvilloi në Bruksel me homologun e saj grek Niko Dendias.

Në reagimin e saj Xhaçka tha se i bëri të qartë ministrit të Jashtëm grek se “Beleri” është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri- Greqi.

Sipas saj, Fredi Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin.

Share This Article