Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm grek, Vassilis Kaskarelis, për të diskutuar në lidhje me rastin e arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën i cili doli fitues në zgjedhjet vendore.
Në një postim në Twitter, Ministri grek shkruan se në diskutimet me Xhaçkën do të kërkojë lirimin e Belerit.
“Në orët në vijim do të takohem me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe partnerit të tij Pandeli Kokaveshi”, thotë z.Kaskarelis.
Xhaçka dhe Kaskarelis do të takohen në Oslo, ku po marrin pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.
Beleri u arrestua më 12 maj, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi akuzohet se u ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.
Hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.
Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.