Fredi Beleri në Tiranë si eurodeputet grek! Përballet me ZEMËRIMIN e qytetarëve: O rrugaç, e mban mend…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fredi Beleri, një nga eurodeputetët që po merr pjesë në takimin e 18-të të Komisionit të Stabilizim-Asociimit, ka përjetuar një pritje të pakëndshme nga disa qytetarë gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Një qytetar i ka bërë thirrje Belerit, duke e quajtur atë “rrugaç” dhe duke i kujtuar Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje tragjike që ndodhi më 10 prill 1994, kur 7 persona të armatosur sulmuan një repart ushtarak, duke shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve, përfshirë Fatmir Shehun.

Beleri nuk ka reaguar ndaj akuzave dhe është nxituar të hyjë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kërkuar ndihmë për orientimin. Ai gjithashtu nuk ka bërë komente ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke shmangur bisedën mbi incidentin dhe akuzat që e rëndojnë.

Megjithëse Beleri është një nga të akuzuarit në lidhje me këtë ngjarje, çështja u mbyll nga SPAK në vitin 2021 për mungesë provash.

Share This Article