• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, August 24, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Freedom House: Demokracia në Shqipëri ka ngecur, regjim hibrid

Freedom House: Demokracia në Shqipëri ka ngecur, regjim hibrid

by albnews
20 April, 2022
in Albania
0
2
VIEWS

Sipas raportit më të fundit të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me një vit më parë, në të shtatë kriteret ku e bazon vlerësimin e saj kjo organizatë.

Shqipëria vazhdon të përcaktohet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, ku futen ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile.

Në raport thuhet, se në Shqipëri qeverisja në nivel kombëtar është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste.

Zgjedhjet janë përgjithësisht konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera.

Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile luan një rol disi aktiv në raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj.

Sipas “Freedom House”, media në Shqipëri është pjesërisht e pavarur dhe ofron njëfarë niveli vëzhgimi të kujdesshëm të punës së atyre që kanë poste publike, por shumica e pronarëve të medias, thuhet në raport, i përdorin platformat e tyre mediatike për të lobuar tek qeveria dhe partitë politike.

Për sa i takon qeverisjes lokale, ajo shihet si demokratike, por seriozisht e pafinancuar dhe e pakualifikuar për të ofruar shërbimet adekuate për qytetarët.

Në raport vërehet se gjyqësori vijon të jetë nën një proces të vazhdueshëm verifikimi të pastërtisë së figurës së anëtarëve të tij deri në fund të vitit 2024, e për rrjedhojë funksionon vetëm pjesërisht.

Prej fillimit të procesit të vetingut, janë rritur pritshmëritë, se sistemi i drejtësisë do të jetë më efektiv dhe më i pavarur, por në raport thuhet se ai ende nuk ka dhënë prova konkrete se po vepron lirisht.

Për sa i takon korrupsionit, në raport thuhet se ai vazhdon të jetë ende i përhapur, duke shkaktuar mosfunksionim në degë të ndryshme të qeverisë. Por raporti vlerëson se agjencitë e reja të zbatimit të ligjit, të krijuara, që nga viti 2019 po tregojnë rezultate inkurajuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Që nga viti 1995, raporti i “Freedom House” për Vendet në Tranzicion ka vlerësuar gjendjen e demokracisë në 29 vende, që shtrihen nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.

Organizata e bazon vlerësimin në shtatë kategori, siç janë procesi zgjedhor, shoqëria civile, pavarësia e medias, qeverisja demokratike në nivel kombëtar, qeverisja lokale, sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, si dhe korrupsioni. Vlerësimi bëhet nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë dhe me 7 vlerësohet niveli më i lartë i saj.

Si ka ndryshuar vlerësimi për Shqipërinë nga viti në vit

Qeverisja demokratike në nivel kombëtar mbetet në njëjtat nivele si dy vitet pararendëse, me 3.25 pikë (2020-2022), por megjithatë ky tregues ka shënuar ulje krahasuar me pesë vitet e tjera, prej 2015 deri 2019, kur llogaritej në 3.50 pikë.

Në treguesin e shoqërisë civile, Shqipëria vlerësohet me të njëjtën shifër si një vit më parë, 4.75 pikë, por kjo pasqyron një rënie në raport me 8 vitet pararendëse (2013-2020) kur ky tregues kishte ruajtur një konstante prej 5 pikësh.

Sistemi gjyqësor dhe pavarësia e tij, sipas raportit ka mbetur në të njëjtat nivele prej vitit 2013, duke u vlerësuar me 3.25 pikë. Po kështu edhe korrupsioni që vlerësohet me 2.75 pikë prej vitit 2013.

Elementi i demokracisë për vitin 2022 vlerësohet në nivelet e vitit 2021, me 3.75 pikë, por që gjithsesi pasqyron një rënie krahasuar me një tendencë rritjeje, që u vu re prej vitit 2014 deri në vitin 2020.

Në raport thuhet se themelet e demokracisë në Shqipëri u vunë në provë në 2021, viti kur u mbajtën zgjedhjet e dhjeta parlamentare shumëpartiake, që nga rënia e komunizmit.

“Pjesa më e madhe e diskutimeve publike, para dhe pas zgjedhjeve, ishin të mbushura me akuza të ndërsjella dhe retorikë përçarëse nga udhëheqësit e partive kryesore politike dhe Presidenti, gjë që çoi në incidente të frikësimit publik, lëndimeve dhe madje edhe vdekjeve gjatë fushatave elektorale”.

Më pas në raport thuhet se në përgjithësi zgjedhjet parlamentare u administruan mirë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte në gjendje të ofronte mjete të reja teknologjike për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve dhe teknologjitë e reja të numërimit u përdorën në qendra të ndryshme votimi.

Por megjithatë, sipas raportit, integriteti i zgjedhjeve nuk ishte plotësisht i paprekur, për shkak të pretendimeve të besueshme për blerje votash, frikësim dhe dhunë.

Në raport përmendet fakti se Partia Demokratike e opozitës krijoi një njësi të quajtur “Mbroni Votën”, me shumë gjasë e jashtëligjshme, por që tregon shkallën e mosbesimit të publikut ndaj institucioneve.

“Freedom House”përmend qëndrimet e presidentit në prag të zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se “Presidenti Ilir Meta bëri fushatë të hapur kundër Partisë Socialiste në pushtet dhe u bëri thirrje qytetarëve, që të përdorin dhunë, nëse vota e tyre cënohej”.

Pas këtyre komenteve, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u bënë thirrje udhëheqësve politikë të vendit që të “përmbahen” e “të refuzojnë qartë dhunën”, thuhet më tej në raport.

Vitet e fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2021, fraksione brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, e kanë shtuar retorikën e tyre të ashpër kundër SHBA-së dhe BE-së, duke pretenduar se ato po ndërhyjnë në sovranitetin dhe punët e brendshme të vendit.

Sipas raportit, kjo retorikë mosmiratimi ndaj SHBA-së dhe BE-së lidhet me investimin e huaj e të rëndësishëm politik dhe financiar në organet e ndryshme të reja të zbatimit të ligjit dhe në procesin e verifikimit të sistemit të drejtësisë, i cili ka krijuar pritshmëri të larta për hetime për abuzim me pushtetin dhe korrupsion nga zyrtarë aktualë e të mëparshëm.

Raporti trajton edhe çështjen e rrjedhjes së të dhënave personale të mijëra qytetarëve shqiptarë gjatë vitit 2021.

Ai përmend publikimin në muajin prill nga faqja e lajme në internet Lapsi.al, të një artikulli ku flitej mbi një bazë të dhënash të ndjeshme personale të 910,000 qytetarëve shqiptarë, që dyshohej se ishin përdorur nga Partia Socialiste, e që ishin marrë nga një portal qeveritar, që ofron shërbime publike (e-Albania).

Siç konstatohet në raport, Partia Socialiste fillimisht e mohoi ekzistencën e kësaj baze të dhënash, por Kryeministri Rama më vonë e pranoi se partia e tij, që nga viti 2009, kishte mbajtur një bazë të dhënash të brendshme, duke mbledhur informacione derë më derë, në kuadër të të ashtuquajturit “sistem i patronazhit”.

“Freedom House” thotë se mbi këtë çështje nuk u nis asnjë hetim, ose mbi mënyrën se si partitë politike i sigurojnë, apo trajtojnë të dhënat personale të qytetarëve.

Në raport thuhet se shkeljet në këtë drejtim dhe pasojat tregojnë se Shqipëria nuk i ka marrë ende seriozisht ligjet e saj për mbrojtjen e të dhënave personale.

Bashkimi Evropian, vijon më tej raporti, po financon një sërë projektesh për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve institucionale të Shqipërisë, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Por duke iu referuar një raportit të posaçëm të Gjykatës Evropiane të Audituesve të janarit 2022, mbi mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, Freedom House përmend gjetjet e tij se “një mbështetje dhe financim i tillë kanë pasur pak ndikim në avancimin e reformave themelore të sundimit të ligjit për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm politik dhe mungesës së angazhimit”.

Në raport thuhet se “mbështetja e BE-së kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, si dhe përcaktimet publike të Departamentit amerikan të Shtetit, duhen kuptuar në një kontekst më të gjerë, të synimeve të politikës së jashtme ndërkombëtare ndaj Ballkanit Perëndimor.

Dëshira është që në Shqipëri ata të kenë “një partner, që u përmbahet normave demokratike dhe jo udhëheqës problematikë, që prodhojnë kriza politike artificiale për të cilat SHBA-ja dhe BE-ja thirren të ndërmjetësojnë”.

“Freedom House” thotë se nëse këto përpjekje ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe përcaktimeve publike merren më seriozisht nga Shqipëria, partitë politike, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe sistemin gjyqësor, ato mund të shërbejnë si shtysë për reforma të mëtejshme të brendshme.

Por në raport thuhet se inkurajimi i partive politike për të marrë përgjegjësinë për reformën brenda tyre si dhe për të trajtuar akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe korrupsion brenda radhëve të tyre, ka rezultuar të jetë një gjë shumë e vështirë.

Media sipas “Freedom House”

Në raport pavarësia e shtypit vlerësohet me 3.5 pikë njësoj si në vitin 2021, një rënie krahasuar me të paktën dy vite pararendëse kur ky tregues vlerësohej me 3.75 pikë.

Viti 2021 ishte sfidues për gazetarët për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe kushteve të tmerrshme të punës thotë “Freedom House”.

Sipas raportit, rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike.

Ato (mediat) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike, që ato mbështesin.

Përmbajtja e shtypit shqiptar vijoi të përkeqësohej në vitin 2021, me një rritje të numrit të emisioneve televizive, që kryesisht ndajnë opinione të pabazuar në prova, ose fakte të verifikueshme, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion. /VOA/

Previous Post

Bora zbardh disa qytete të Kosovës në këtë fund prilli

Next Post

Zbulohen sekretet e mafiozëve shqiptarë/Ku i fshehin paratë dhe lidhjet me bosët e drogës

albnews

albnews

Related Posts

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji
Albania

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra
Albania

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici
Albania

Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici

23 August, 2025
Next Post
Zbulohen sekretet e mafiozëve shqiptarë/Ku i fshehin paratë dhe lidhjet me bosët e drogës

Zbulohen sekretet e mafiozëve shqiptarë/Ku i fshehin paratë dhe lidhjet me bosët e drogës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

Moska shuan shpresat për një takim të shpejtë mes Putinit dhe Zelenskit

24 August, 2025
Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

Ukraina shton sulmet ndaj energjisë ruse, çmimet e karburantit arrijnë nivele rekord

24 August, 2025
Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

Ndizet lufta politike në Maqedoninë e Veriut, BDI akuzon kryeministrin Mickoski për shpifje të rrezikshme, ky i fundit paralajmëron ndryshime në qeveri

24 August, 2025
Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për të votuar: Komunat do të jenë shembull i mirëqeverisjes

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5807 shares
    Share 2323 Tweet 1452
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2954 shares
    Share 1182 Tweet 739
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2859 shares
    Share 1144 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM