Frika e këshilltarëve shkencorë në Mbretërinë e Bashkuar, për testimin e antitrupave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas dokumenteve të publikuara nga Sage – organi këshillimor shkencor i qeverisë britanike – ngrihet shqetësimi që testet e antitrupave mund të mos jenë aq të sakta sa të përdoren për të lejuar një pjesë të popullsisë për t’u rikthyer në punë. Këtu është një përmbledhje e shqetësimeve të tyre për përdorimin e mundshëm të testimit të antitrupave:

Disa njerëz mund të kthehen në punë duke menduar se kanë imunitet, kur në fakt nuk e kanë (për shkak të pozitivëve të rremë).

Njerëzit mund të ndalojnë larjen e duarve në mënyrë masive. (“Ka disa dëshmi nga krizat e mëparshme të shëndetit publik që keqkuptimi i rezultateve të testit mund të ndikojë në mosrespektimin e sjelljeve të zvogëlimit të rrezikut”, sipas institucionit).

Ata që rezultojnë se nuk janë imunë mund të përpiqen të “fshihen” dhe mbase “kërkojnë të shmangin krejt pjesëmarrjen në punë”.

Potenciali për diskriminim nga punëdhënësit në bazë të statusit të antitrupave, për shembull marrja e personelit të ri vetëm nëse ata do të kishin konfirmuar antitrupa.

Kjo mund të shtyjë disa njerëz të përpiqen të kërkojnë të infgektohen në mënyrë që të integrohen plotësisht në vendin e punës.

Share This Article