Frika nga sulmet bërthamore, ministri britanik i Mbrojtjes vizitë të papritur në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frika nga përdorimi i armëve bërthamore ka bërë që ministri britanik i mbrojtës të udhëtojë menjëherë në Uashington.

Sipas mediave britanike, qeveria në Londër po bashkëpunon me SHBA-në lëvizjet e saj të radhës, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë.

Ministri britanik i mbrojtjes do të zhvillojë bisedime me zyrtarët e Pentagonit në mënyrë që Londra dhe Uashingtoni të miratojnë një linjë të përbashkët kundër agresionit të Kremlinit.Fakti që ministri britanik Ben Wallace anuloi në minutën e fundit fjalimin e tij para deputetëve për të udhëtuar në Uashington, ku do të zhvillojë bisedime me homologët e tij amerikanë, ka shqetësuar shumë analistët politikë si dhe mediat britanike.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus ka vazhduar të godasë qytetet e Ukrainës, ndërsa homologu i tij amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se njerëzimi është më afër se kurrë një “Armagedon”

Share This Article