Mbrojtësi i Luton, Tom Lockyer, u rrëzua pa ndjenja pas një përplasjeje në ndeshjen e Premier League me Bournemouth këtë pasdite. Takimi u ndërpre në minutën e 62-të, me stafin mjekësor që i dha menjëherë ndihmën e shpejtë lojtarit.
Të dyja skuadrat u kthyen më pas në dhomat e zhveshjes përpara se Lockyer të çohej në këmbë, stadiumin Vitali duartrokiti i gjithi në shenjë respekti. Një përditësim i menjëhershëm i situatës vjen nga llogaria e Luton: “Tom Lockyer duhet të pushojë pasi kërkon kujdes mjekësor. Ne jemi të gjithë me ty, Locks.”
Takimi është i ndërprerë deri në një vendim të dytë. Në këto raste, normalisht, futbolli nuk është primar. Siç dihet, futbolli anglez është mjaft strikt me rregullat, ndërkohë që mbetet për t’u parë sesi do procedohet.
Futbollisti nga Uellsi, Tom Lockyer ka luajtur jo pak këtë sezon, por 15 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar 1 asist. Ky është edicioni i tij i katërt me Luton.