Frikë në Suedi, mesfushori 28-vjeçar i kombëtares nuk mund të marrë frymë pa aparatura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frikë dhe panik për mesfushorin e kombëtares suedeze të futbollit, Kristoffer Olsson. 28-vjeçari që më herët ka luajtur edhe për Arsenalin aktualisht është pjesë e Midtjylland në Danimarkë.

Siç bën me dije Federata Daneze e Futbollit, mesfushori u rrëzua në banesën e tij disa ditë më parë pasi u godit nga një ‘sëmundje ende e panjohur’ dhe për momentin ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive në një spital në Danimarkë.

28-vjeçari nuk mundet të marrë frymë në mënyrë të pavarur, por i duhet ndihma e një bombole oksigjeni. Klubi i tij, Midtjylland shton se një goditje në tru mund të jetë shkaktare, teksa kërkon privatësi në këtë çaste paniku për Olsson.

Share This Article