Frikë nga Kina, Ministria e Mbrojtjes e Japonisë kërkon buxhet rekord

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka kërkuar rritje të buxhetit vjetor për shpenzime ushtarake në përpjekje për t’i bërë ballë fuqizimit të Kinës fqinje.

Që nga viti i kaluar, Japonia e ka identifikuar Kinën si kërcënimin kryesor ndaj sigurisë kombëtare. Propozimi i Ministrisë së Mbrojtjes përfshin një rritje prej 2.6 për qind në shpenzime, për të arritur në vlerën rekorde prej 5.48 trilionë jenësh ose 49.93 miliardë dollarësh.

Ministria e Financave do ta rishikojë propozimin dhe mund ta miratojë atë, para se ta dërgojë te Kryeministri Yoshihide Suga për miratim, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht propozimit për rritje të shpenzimeve, Japonia mbetet prapa Kinës sa i përket shtimit të buxhetit ushtarak. Kina e rriti këtë buxhet për 6.8 për qind në vitin aktual dhe tashmë shifra është rreth katër herë më e madhe se e Japonisë, e dyta më e madhe në botë pas ShBA-së.

Në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë parashihen 130 miliardë jenë për blejnë e 12 aeroplanë luftarakë të tipit F-35.

Ministria gjithashtu kërkoi 105 miliardë jenë për zhvillimin e aeroplanit të parë luftarak vendës. Projekti, i cili pritet të kompletohet në dekadën e ardhshme, ka kosto prej rreth 40 miliardë dollarësh dhe po udhëhiqet nga kompania vendëse, “Mitsubishi Heavy Industries”.

Share This Article