ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën 4 hours ago
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës. 5 hours ago
Tornado “Adel” godet Greqinë 5 hours ago
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë 6 hours ago
Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Frikë nga Moska? Pas dekadash neutralitet Finlanda mund t’i bashkohet NATO-s

albnews by albnews
5 April, 2022
in Bota
0
Frikë nga Moska? Pas dekadash neutralitet Finlanda mund t’i bashkohet NATO-s
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ngjarjet e ndodhura në një muaj të vetëm në Ukrainë kanë ndryshuar totalisht linjën e historike të neutralitetit të një vendi të zhvilluar europian si Finlanda.

Historia e Helsinkit zyrtar me Moskën ka qenë gjithmonë në ekuilibra të brishta, por tashmë sipas autoriteteve finlandeze rreziku i vendit të tyre, që me Rusinë ndan rreth 1340 kilometra kufi, është tepër i madh për të anashkaluar mundësinë e një aderimi në NATO.

RelatedPosts

Tornado “Adel” godet Greqinë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

Cikloni dhe përmbytjet u marrin jetën 46 personave në Indonezi

As Lufta e Ftohtë nuk kishte bindur Finlandën për të bërë një hap të tillë, i cili mund të shkaktojë një përgjigje të fortë nga Kremlini që disa herë e ka paralajmëruar mbi një vendim të tillë.

Moska ka një qasje të veçantë ndaj këtij vendi me një nga standardet e jetës më të mirë në botë, i shpallur edhe këtë vit si vendi më i lumtur në planet.

Në radhë të parë sepse Rusia, ose më mirë dinastia cariste e familjes Romanov, ka dominuar mbi të nga viti 1809, kur ia hoqi Suedisë që e kishte pushtuar në shekullin e 13-të dhe e shndërroi në një entitet autonom brenda perandorisë, deri në 1917, si pasojë e revolucionit bolshevik.

 “Përgjigjja e Ftohtë” e NATO-s vijon në Arktik, bashkohen edhe Suedia e Finlanda

Por marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan veçanërisht pas Luftës së dytë Botërore, ku Finlanda u detyrua t’i jepte Bashkimit Sovjetik territore të vyera si Karelia dhe qytetin e rëndësishëm të Vyborg, jo larg Shën Petersburgut.

Nga ai moment Finlanda dhe Suedia fqinje kanë patur gjithmonë një politikë neutrale, por sipas kryeministres Sanna Marin, kjo periudhë e gjatë mund të cilësohet si e përfunduar. “Të dy opsionet, të hyjmë apo jo në NATO, kanë pasoja. Duhet të vlerësojmë pasojat afatshkurtra dhe ato afatgjata, duke i siguruar popullit finlandez siguri në çdo moment”. Një vendim i tillë sipas burimeve diplomatike  pritet të merret brenda pranverës.

Vështirësitë që po has Ukraina në furnizimin me armë nga vendet NATO, duke mos qenë pjesë e kësaj organizate, po shtyn Helsinkin nga ana e Aleancës Atlantike.

Nje hyrje ne NATO sipas sondazheve përqafohet nga 61% e popullatës, e frikësuar nga zhvillimet e fundit dhe masakrat për të cilat akuzohet ushtria ruse. “Ukraina ka ndryshuar totalisht perceptimin që kemi për sigurinë. Finlanda duhet të përgatitet për skenare ushtarake”, deklaroi ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

Osmani vlerëson mbështetjen historike të Shkodrës për Kosovën

27 November, 2025
Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj kulinare me ndihmën e shefave të kuzhinës.

27 November, 2025
Tornado “Adel” godet Greqinë

Tornado “Adel” godet Greqinë

27 November, 2025
WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

WSJ: Plani sekret i Gjermanisë me 800 mijë trupa kundër Rusisë

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result