Frikë për dhunë mes shqiptarëve dhe serbëve në Australi, ndeshja luhet pa tifozë por sërish fitojnë “kuqezinjtë”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Frika për përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe serbë të dy skuadrave të kategorive të ulëta të futbollit australian ka detyruar autoritetet që të mos lejojnë tifozët miq të futen në stadium.

Sipas mediave australiane, sfida mes Springvale White Eagles – një skuadër ku predominojnë tifozët serbë – dhe North Sunshine Eagles – ku predominojnë tifozët shqiptarë, ishte me rrezik të lartë, për shkak të trazirave në të kaluarën mes dy grupimeve, por edhe të shteteve të origjinës, që ndodhen mijëra kilometra larg, në Ballkan.

Dy skuadrat luajnë në kategorinë e tretë të shtetit të Viktorias, por pavarësisht interesit të pakët nga ana sportive për shkak të nivelit, policia ishte mobilizuar për të mos lejuar incidente të dhunshme.

Për këtë, në bashkëpunim me palët, është rënë dakord që të premten, në stadiumin e skuadrës “serbe” të mos kishte tifozë shqiptarë. Para ndeshjes, trajneri i North Sunshine Eagles, Ben Isai, ishte shprehur i zhgënjyer për vendimin në një prononcim për “Herald Sun”. Por në fund, “kuqezinjtë” australianë arritën të fitonin 3-2 takimin. Sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të klubit, që stemën e ka të bazuar në flamurin shqiptar, ai është themeluar në vitin 1970, duke u endur përgjatë viteve në kategoritë e ulëta të futbollit australian.

Share This Article