Fronti Evropian kërkoi që VLEN të del nga Qeveria, Limani: Ndoshta edhe pas katër viteve nuk e di a do jetë realitet ajo kërkesë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe sot po të sillet vendim për dalje nga Qeveria, ne deri në orën e fundit të punës duhet të punojmë për qytetarët, pa dallim nëse jemi në Qeveri apo jo.

Mendoj se kjo është kërkesë nga opozita, e cila edhe pas katër viteve nuk e di nëse do të jetë realitet, tha sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp për 100 ditët e para të Qeverisë.

Lidhur me kopshtet, ai shfaqi shpresë se deri në fund të vitit do të ketë punësime të përkëdhelëseve sepse po përfundojnë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, që do të mundësojë marrje të licencave.

Një numër i madh i kopshteve, në të cilat tashmë po bëhen ndërhyrje, shtoi, do të hapen deri në fund të vitit.

“Shpresojmë se edhe komunat do të bashkëpunojnë sepse procesi nuk varet vetëm nga Qeveria”, tha ministri.

Për grupet e vogla të banimit, informoi se janë krijuar komisione.

“Të gjithë i dimë gjendjet reale. Ata fëmijë janë fëmijët tanë dhe do të duhet t’i hapim sytë se si sillemi, edhe ne edhe ata që kryejnë shërbime”, potencoi ministri.

Share This Article