Frrok Çupi: Shqipëria të dalë nga Konferenca Islamike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Frrok Çupi është shprehur se Shqipëria duhet që të dalë nga Konferenca Islamike për tu futur në Europë.

“Ne i kemi politikanët tanë fajtor, ne na kanë pranuar në Konferencën Islamike dhe nuk kemi thënë asgjë.

Po nuk dolëm nga Konferenca Islamike ne nuk kemi çfarë bëjmë më që ti drejtohemi Evropës, nuk jemi të sinqertë”, ka thënë Çupi në Top Talk.

Ai ka thënë se Konferenca Islamike realizon idetë për të cilat po sulmohet Shengeni Ballkanik.

“Sepse Shengeni Ballkanik rrethon, krijon një identitet europian tek ne, Konferenca Islamike është në kundërshti, është një hap që hidhet në lindjen e largët.

Iniciativat që ka marrë prej vitit 1992 kur Shqipëria është anëtare e saj në 90 e ca përqind të tyre kanë qenë anti perëndimore, anti amerikane, anti evropiane”, tha ai./TCh/

Share This Article