Fryma përhap zjarr shkatërrues në Turqi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zjarr pyjor ka shkaktuar viktima dhe ka lënë disa persona të ngujuar, teksa ka shkrumbuar një pjesë të Turqisë jugore, dy ditë rresht.

Moti i nxehtë dhe erërat e fuqishme kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit përreth qytetit të Manavgatit, rreth 75 kilometra në lindje të qytetit të Antalias, dhe fshatrave të afërta./Rel

Një burrë 82-vjeçar është gjetur i vdekur, gjatë evakuimit të distriktit të Kepezbelenit, 16 kilometra në verilindje të Manavgatit.
1. Një burrë 82-vjeçar është gjetur i vdekur, gjatë evakuimit të distriktit të Kepezbelenit, 16 kilometra në verilindje të Manavgatit.
Të paktën dhjetë persona kanë ngelur të ngujuar afër digës së Oimapinarit, ka bërë të ditur ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë.
2. Të paktën dhjetë persona kanë ngelur të ngujuar afër digës së Oimapinarit, ka bërë të ditur ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë.
Autoritetet turke kanë evakuuar 18 fshatra dhe distrikte në Antalia.
3. Autoritetet turke kanë evakuuar 18 fshatra dhe distrikte në Antalia.
Gjashtëmbëdhjetë fshatra janë evakuuar në provincat e afërta të Adanasë dhe Mersinit.
4. Gjashtëmbëdhjetë fshatra janë evakuuar në provincat e afërta të Adanasë dhe Mersinit.
Zjarret kanë djegur shumë shtëpi, teksa zjarrfikësit, me ndihmën e helikopterëve, janë përpjekur t’i shuajnë flakët.
5. Zjarret kanë djegur shumë shtëpi, teksa zjarrfikësit, me ndihmën e helikopterëve, janë përpjekur t’i shuajnë flakët.
Flakët e përhapura nga erërat e fuqishme kanë shkatërruar edhe shumë automjete.
6. Flakët e përhapura nga erërat e fuqishme kanë shkatërruar edhe shumë automjete.
Autoritetet turke kanë thënë se është herët të përcaktohet shkalla e dëmeve.
8. Autoritetet turke kanë thënë se është herët të përcaktohet shkalla e dëmeve.
Prefekti i Manavgatit ka thënë se shkatërrim si ky s’është parë kurrë më herët atje.
9. Prefekti i Manavgatit ka thënë se shkatërrim si ky s’është parë kurrë më herët atje.
Sipas prefektit të Antalias, zjarri ka filluar në katër pika të ndryshme.
10. Sipas prefektit të Antalias, zjarri ka filluar në katër pika të ndryshme.
Autoritetet turke kanë thënë se tani për tani nuk mund të thuhet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e egër.
11. Autoritetet turke kanë thënë se tani për tani nuk mund të thuhet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e egër.
Antalia, destinacion i popullarizuar për turistët e huaj dhe ata vendës, njihet për nxehtësinë përcëlluese të verës.
12. Antalia, destinacion i popullarizuar për turistët e huaj dhe ata vendës, njihet për nxehtësinë përcëlluese të verës.
Turqia ka angazhuar një avion, 19 helikopterë, 108 automjete dhe 400 zjarrfikës për të luftuar zjarret.
Share This Article