Fshati biblik i Bethsaidës ku Krishti eci mbi ujë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fshati biblik ku Jezusi thuhet të ketë kryer disa prej mrekullive të tij më të famshme ka ekzistuar vërtet. Arkeologët besojnë se gërmadhat e gjetura një milje nga Deti i Galilesë, i përkasin atij.

Në Bibël, Bethsaida ishte shtëpi e dishepujve Pjetër, Andrew dhe Filip, dhe ishte vendi ku Krishti eci mbi ujë dhe i riktheu shikimin një të verbri. Arkeologët kanë punuar për 32 vjet për të gjetur qytezën e humbur, e cila u mallkua në fund me shkatërrim nga Jezui për shkak se banorët e saj nuk e njohën pendesën pavarësisht mrekullive të tij. Tani profesori Rami Arav i Universitetit të Nebraskës thotë se nuk ka dyshim se Et-Tell, në lartësitë Golan pranë grykëderdhjes së lumit Jordan, është vendndodhja e fshatit biblik. Gjetjet e bindën atë dhe por edhe një grup më të madh ekspertësh, sipas mediave britanike.

Josephus, i cili përshkruan vendndodhjen e Bethsaida-s në shkrimet e tij, duke thënë se ishte në “ Golanin e poshtëm”, pranë grykëderdhjes së lumit Jordan. Ai pretendon se rrënojat në Et-Tell dikur njiheshin si Zer, i cili gjithashtu mund të transkriptohej si ‘Tzed’, një fjalë hebraike që do të thotë edhe gjueti, edhe peshkim.

Share This Article