Fshati Dushaj në Bulqizë, ujësjellës i amortizuar, rrezikohet jeta e banorëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Amortizimi i rrjetit të ujit të pijshëm në fshatin Dushaj të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë po vë në rrezik jetën e banorëve. Janë këta të fundit që japin alarmin për gjendjen skandaloze të këtij rrjeti që nga vepra e marrjes e deri tek banesat e tyre.

Banori, Mirgent Balla thotë se ky ujësjellës është bërë me kontributin e vetë banorëve shumë vite më parë, ndërsa institucionet nuk kanë investuar asnjë qindarka e as nuk e mirëmbajnë.

Nga ana tjetër, Mirgenti thotë se për këtë problem kanë qenë edhe tek bashkia e Bulqizës ku më pas është bërë një inspektim i përbashkët i të gjithë rrjetit dhe e kanë konstatuar vetë se në cilën gjendje është. Sipas Ballës, absurditeti më i madh është se paguajnë tarifë për ujin e pijshëm.

Mirgent shprehet gjithashtu se duhet një investim i mirëfilltë që nga vepra e marrjes dhe rrjeti i shpërndarjes të futet në tokë.

Ndërkohë, gjendjen e rënduar të këtij rrjeti ujësjellësi e tregojnë tubat e familjarëve të cilat janë të gjitha në sipërfaqe dhe në kanale të ujërave të zeza.

Share This Article