Fshati Kaninë shpallet pasuri kulturore “Qendër Historike”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë deklarimin pasuri kulturore “Qendër Historike” të fshatit Kaninë si dhe planin për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.

Në mbështetje të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore “Qendër historike” të fshatit Kaninë dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit.

Po ashtu, u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Ndërkaq, vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2017 “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Kaninë e të zonës së mbrojtur rreth saj dhe miratimin e rregullores për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Kaninë dhe zonës së mbrojtur rreth saj”, shfuqizohet teksa ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartën e “Qendrës historike” të fshatit Kaninë dhe zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar.

Share This Article