Fshati që është kthyer në atraksion për vendasit e të huajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bogova është një fshat që emrin e ka marrë nga burimi me ujin si kristali me të njëjtin emër. Ai nuk gëzon zyrtarisht statusin e një fshati turistik, edhe pse i ka të gjitha potencialet për të qenë i tillë.

Bogova është në njësinë administrative me të njëjtin emër, në bashkinë e Skraparit në Shqipëri. E shtrirë mes maleve dhe e gjelbëruar gjatë gjithë vitit, fshati Bogovë është kthyer në një atraksion turistik për turistë vendas dhe të huaj.
Kryeplaku i fshati Bogovë, Kujtim Bakiu pohon se vitet e fundit ka një rritje të numrit të turistëve që kanë futur në axhendat e tyre Bogovën.

Ujëvara e Bogovës, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë është një perlë e natyrës. E pozicionuar në anën e majtë të luginës së Osumit, kjo perlë natyrore gjendet e fshehur mes pyjeve, shpateve e bimësisë së dendur dhe izolimi i saj përbën pikën e fortë të këtij destinacioni mbresëlënës.

Share This Article