Keni ëndërruar ndonjëherë të hapni një butik artizanal në një fshat në jug të Italisë, ku është ngrohtë pothuajse gjatë gjithë vitit për të cilin do të ju paguajnë nëse investoni?
Rajoni i Kalabrisë planifikon të ofrojë deri në 28 mijë euro për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatra me 2,000 banorë.
Këto përfshijnë vendndodhje pranë detit, ose në malet, ose të dyja, kjo për banorët e rinj që duan të shkojnë dhe të angazhohen për të filluar një biznes të vogël, qoftë edhe nga e para.
Aplikantët që duan të marrin vendbanimin duhet të jenë maksimumi 40 vjeç. Ata duhet të jenë të gatshëm të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga aplikimi i tyre i suksesshëm.
Shpresohet se oferta do të tërheqë të rinj pro-aktivë të etur për të punuar.
“Ne jemi duke rregulluar detajet teknike, sasinë e saktë mujore dhe kohëzgjatjen e fondeve dhe nëse duhet të përfshijmë edhe fshatra pak më të mëdha me deri në 3,000 banorë,” tha Gianpietro Coppola, kryetari i bashkisë së Altomonte.
Vizitoni njerëzit që jetojnë në rajon, të shijojnë mjediset, të vendosin vende të papërdorura të qytetit të tilla si sallat e konferencave dhe konventat me internet me shpejtësi të lartë.
Civita është njëri nga vendet për të cilin Kalabria pagoi për të shkuar dhe vepruar atje, komuniteti ky që u themelua në vitet 1400 nga shqiptarët që ikën nga perandoria turke, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndër vendet e tjera janë edhe Samo and Precacore, Aieta, Bova, Albidona dhe Santa Severina