Fshehu dëbimin nga Italia, nis verifikimi për kandidatin fitues të PS për Vaun e Dejës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 25 prill, 15 deputetë kanë kërkuar verifikimin me urgjence të kandidatit të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, pasi rezulton se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e PS, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi.

Ndërkohe për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kujtojmë se Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave.

Share This Article