Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në hyrje zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij.

Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8000 funte britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete.

Në total, shuma e gjetur ishte 9300 funte britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro, raporton KosovaPress.

Ndaj udhëtarit është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm, raporton KosovaPress. 

Share This Article