Kryeministri Zoran Zaev ka vendosur për shkarkimin e 78 kryetarëve të degëve partiake apo organizatave komunale të LSDM-së, që sipas tij shënon edhe hapin e parë të ndryshimeve të paralajmëruara.
Sipas tij, gjatë kësaj jave partitë brenda tyre do të diskutojnë pozicionet, ndërsa nga fillimi i javës tjetër, do të ketë edhe një takim të partnerëve të koalicionit të cilët do të fokusohen në ndryshimet e funksionarëve qeveritarë që nuk kanë treguar sukses në dikasteret që i udhëheqin.
Nga BDI pa dashur të ndajnë informacione të detajuara, thonë se po shqyrtojnë konkluzionet e takimit të fundit mes dy kryetarëve të partive, Zaev dhe Ahmeti dhe se javën e ardhshme do të precizohen qëndrimet. Zaev paralajmëroi takime me partnerët e koalicionit, gjegjësisht me Ali Ahmetin pas ditës së hënë ndërsa dje duke komentuar pohimet e zyrtareve të BD-së se për kuadrot e tyre vendos ALi Ahmeti, Zaev tha se ai është mandatar dhe përgjegjës për përbërjen e qeverisë. Si bazë për ndryshimet në Qeveri, Zaev i merr sjelljet arrogante të funksionarëve, mos realizimin e premtimeve të paraparë në bazë të programit Qeveritar. Ndryshimet e formacionit qeveritarë dhe ndryshimet partiake u iniciuan nga rezultati i dobët i koalicionit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale./Alsat/