FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e garës me ftesën e Gardës Kombëtare të Iowa-s në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit që ka FSK-ja me Gardën e Iowa-s.

Pas katër ditë sfiduese sot ka përfunduar gara “Best Warrior Competition”, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Pjesë e kësaj gare ishin dhe dy nënoficerët e FSK-së, rreshter Astrit Gashi dhe ushtar specialist Sokol Hoxha, të cilët treguan rezultate të larta në 16 disiplinat që ishin përzgjedhur të sfidoheshin pjesëmarrësit.

“Gara ishte mjaft sfiduese dhe përmbante 16 disiplina ushtarake të aspektit teorik dhe praktik që pjesëmarrësit u sfiduan si në: testim fizik, taktika luftarake lëvizja në formacione, vendosja e minave në zonë luftimi, operimi me mitroler M240 ,M249B, M2.0 CAL, SIGSAUER M17, lëshimi nga kulla e repelimit, ndihma e parë në fushëbetejë. gjuajtje stresuese me M17 dhe M4, marshim me pesha në distanca të gjata etj.”, njofton FSK.

Të gjitha këto sfida me sukses i kaluan nënoficerët e FSK-së, duke u radhitur ndër më të mirët e kësaj gare, Ushtari Specialist Sokol Hoxha është radhitur në vendin e tretë ndërsa Tetari Astrit Gashi në vendin e pestë.

“Suksesi i treguar i pjesëtarëve të FSK-së, disiplina, profesionalizmi dhe përkushtimi i treguar në të gjitha organizimet, garat e shkollimit si brenda dhe jashtë vendit, është një motiv i lartë dhe një tregues se FSK-ja, po ec me hapa të sigurte së bashku me partnerët drejt realizimit të qëllimit në integrimet Euro Atlantike”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Share This Article