FSK-ja institucioni më i besueshëm i sigurisë për qytetarët e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) pas publikimit të edicionit të nëntë të Barometrit Kosovar të Sigurisë, dhe pas publikimit të rezultateve; del se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit (2019) doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë

(81%) në vend, për qytetarët e Kosovës.

Barometri Kosovar i Sigurisë është një mjet i veçantë, përmes të cilit Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mat perceptimet publike në Kosovë.

Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa, kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal; kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Sipas anketimit të qytetarëve edhe këtë vit del se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar nga të gjitha institucionet që Barometri ka matur në këtë edicion, mbi  81për qind të qytetarëve. Po ashtu Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.  

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Share This Article