FSK-ja ndihmon personat e ngujuar nëpër shtëpi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës po realizojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas vërshimeve ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha.

“Operacionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: Fushë-Kosovë, Gjakovë, Drenas, objektin e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, ku ekipet janë duke realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

KOHA po raporton vazhdimisht për dëmet e shkaktuara në komunat e Kosovës për shkak të reshjeve, sidomos natën e kaluar. Instituti Hidrometeorologjik njoftoi se niveli i Drinit të Bardhë po rritet shpejtë.

Share This Article